Kina heq detyrat e shtëpisë për nxënësit për këtë arsye

Vitin e fundit shteti ka prezantuar një sërë masash që synojnë zbutjen e “varësisë” së fëmijëve ndaj internetit.

Kina pret të miratojë një ligj për arsimin që synon të reduktojë stresin e krijuar nga detyrat e tepërta të shtëpisë dhe mësimit intensiv pas shkolle, shkruan TCH.

Ligji parashikon që prindërit t’u lënë kohë më të lirë fëmijëve për pushim dhe stërvitje, por t’u kufizohet koha e qëndrimit në internet.

Në muajin gusht, Kina i ndaloi provimet me shkrim për fëmijët gjashtë dhe shtatë vjeç. Autoritetet paralajmëruan në atë periudhë se shëndeti fizik dhe mendor i nxënësve po dëmtohej.

Vitin e fundit shteti ka prezantuar një sërë masash që synojnë zbutjen e “varësisë” së fëmijëve ndaj internetit.

Detajet e këtij ligji ende nuk janë publikuar, por raportet e mediave tregojnë se inkurajon prindërit të ushqejnë edukatën, zhvillimin intelektual dhe zakonet shoqërore te fëmijët e tyre.

Pushteti vendor do të jetë përgjegjësi për zbatimin dhe garantimin e fondeve për sigurimin e aktiviteteve sportive dhe kulturore që zhvillohen jashtë programit mësimor. /

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

​Shqetësues mbetet raportimi i rasteve të fëmijëve që janë të cenueshëm

Ngjarja e ardhëshme

Basha: Jemi vendi i dytë në botë për nivelin e ryshfetit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian