Kina do të lejojë vetëm vizitorë të huaj të imunizuar me vaksinë kineze koronavirusi

Pekini ka njoftuar sot se ka nisur dhënien e vizave për të huajt nga disa dhjetra shtete, por vetëm nëse ata janë të injektuar me vaksinë koronavirusi të prodhuar nga Kina.

Lëvizja ka ngritur shumë pikëpyetje mbi motivimin e kërkesës, duke marrë parasysh faktin që vaksinat kineze nuk janë aprovuar në vendet perëndimore.

Gjatë pandemisë Kina kishte ndaluar udhëtimet jo-esenciale në vend, por rihapja ndaj udhëtarëve është faktor kyç i rekuperimit ekonomik.

Njoftimet e dhëna nga ambasadat kineze të rreth 20 shteteve, kishin ndryshime të vogla mes tyre, por përgjithësisht zotoheshin të ktheheshin në regjimin e para-pandemisë për çështjen e vizave, me qëllim rikthimin e “këmbimeve njerëz me njerëz në mënyrë të rregullt”.

Deri tani vendi është i hapur për të huaj nga SHBA, Britania, India, Australia, Iraku, Tailanda, Kroacia, Izraeli, Pakistani e Filipinet. Por të gjithë aplikuesit duhet të kenë marrë një dozë ose kursin e plotë të dy dozave, nga një prej vaksinave të prodhuara nga Kina. Testi negativ i koronavirusit gjithashtu është kriter.

Kina ka në qarkullim pesë vaksina për qëllime emergjence dhe të përgjithshme, tre prej të cilave janë shpërndarë në vende të tjera.

Ngjarja paraprake

E quajti burrë, Ledjana i drejtohet Antonelës me një mesazh indirekt

Ngjarja e ardhëshme

​Formacionet Bayern-Lazio, starton Muriqi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian