Kina dënoi atentatin ndaj shkencëtarit iranian Mohsen Fakhrizadeh

Kina ka dënuar vrasjen e shkencëtarit bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh, i cili u vra në atentat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying, tha në një konferencë të rregullt për media në Pekin se ata ishin të tronditur nga vrasja e shkencëtarit iranian.

“Kina dënon këtë akt famëkeq kriminal dhe shpreson që çështja të zbardhet”, tha ajo.

Chunying shtoi se Kina kundërshton çdo veprim që mund të përshkallëzojë tensionet në rajon dhe të dëmtojë paqen dhe stabilitetin.

“Të gjitha palët duhet të punojnë së bashku për të qetësuar tensionet ekzistuese në rajon për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha ajo.

Fakhrizadeh, i cili drejtoi kërkimet dhe inovacionet në ministrinë e Mbrojtjes, u sulmua të premten në qarkun Damavand pranë Teheranit. Sulmuesit thuhet se shpërthyen një automjet përpara Fakhrizadeh dhe qëlluan në drejtim të automjetit të tij, duke plagosur atë dhe të tjerët me të.

Të plagosurit u dërguan me urgjencë në një spital, ku Fakhrizadeh vdiq nga plagët e marra.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, të shtunën iu bashkua zyrtarëve në akuzimin e Izraelit për vrasjen e shkencëtarit të lartë bërthamor.



. .

Ngjarja paraprake

Njihuni me 4 ushqimet më të shëndetshme që duhet ti konsumoni në muajin dhjetor sipas ekspertëve

Ngjarja e ardhëshme

Zbuloni 5 mënyrat për forcimin natyral të flokëve/ Si të kujdeseni

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian