Kina akuzohet për “heshtje” të kritikëve para Olimpiadës

Kina është duke u përballur me kritika rreth të drejtave të njeriut para Lojërave Olimpike Dimërore, të cilat nisin të premten.

Aktivistët kanë folur për frikësim, marrje në pyetje dhe që zyrtarët e sigurisë u kanë thënë të përmbahen gjatë Lojërave.

“Mendoj se mund të supozojmë në mënyrë të arsyeshme se ata që nuk janë ndaluar, zhdukur dhe janë jashtë shtetit, janë heshtur gjatë këtyre ditëve”, ka thënë, Sophie Richardson nga organizata ndërkombëtare, Human Rights Watch.

Aktivisti për të drejta të njeriut, Hu Jia, që është ankuar për ngacmimin të disidentëve nga zyrtarë të sigurisë, nuk ka qenë më i qasshëm.

Ky 48-vjeçar, i cili është nën arrest shtëpiak në Pekin, ka folur më parë për gazetën amerikane, New York Times rreth paralajmërimeve nga zyrtarë të sigurisë.

“Ata kanë thënë se nëse nuk rri i heshtur, mund të preken të drejtat e mia për të vizituar nënën”, ka thënë Hu.

Kritika ka pasur edhe nga Gjermania.

Udhëheqësja e Komitetit të Budestagut për të Drejta të Njeriut, Renata Alt, ka thënë se në Pekin janë duke u kryer “shkeljet më serioze të të drejtave të njeriut, në forma që janë të pashembullta deri më tani”.

Lojërat Olimpike Dimërore do të mbahen nga 4 deri më 20 shkurt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mërgimi, plagë që kullon

Story i radhës

Qëllimi i martesës nuk është t’ju bëjë të lumtur!

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish