Kim nuk e lejonte të shihte fëmijët, Kanye takohet me djalin e tij

Reperi i njohur Kanye West ka kaluar një ditë shumë cilësore me djalin 6-vjeçar Saint, pavarësisht pretendimeve që ish-gruaja e tij, Kim Kardashian nuk e lejon të takojë katër fëmijët e tyre.

Dyshja babë-bir, u panë në një ndeshje basketbolli në San Francisko. Dalja e tyre vjen vetëm dy ditë pasi West, akuzoi Kardashian, për ndryshimin e orareve të fëmijëve të tyre në “minutën e fundit”.

“Fëmijët e mi nuk u lejuan të shkonin në shërbimin e së dielës dje dhe ka shumë raste kur oraret u ndryshuan në minutën e fundit, gjë që më largoi mua si prind dhe është e paligjshme falë Zotit”, shkroi ai në një postim tashmë të fshirë nga “Instagram”-i.

Megjithatë, Kardashian ka kundërshtuar pretendimet e reperit.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, komentoi në një postim të West, në të cilin ai pretendonte se sapo ishte “lejuar” të shihte vajzën e madhe North javën e kaluar.

“Të lutem ndalo me këto tregime, ti ishe këtu këtë mëngjes dhe morë fëmijët për shkollë”, ishte komenti që Kim bëri në postimin e ish-bashkëshortit.

Në shkurt, West u pa përsëri duke kaluar kohë me dy nga fëmijët e tij – North dhe Saint – në Super Bowl në stadiumin e Los Angelesit.

Kujtojmë që Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga West në shkurt 2021.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tifozët me shishe e Alba me top, ja momenti i konfrontimit të tifozëve turk me mbrojtësin e Barçës

Story i radhës

OBSH kërkon armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

Të fundit nga