Kim Mehmeti: Rama dhe Thaçi e pastruan figurën e Vuçiçit

Analisti dhe publicisti Kim Mehmeti ishte i ftuari i mbrëmjes i gazetares Juli Krisafi në SYRI TV.

Ai komentoi zhvillimet e fundit në Kosovë, ku drejtues të lartë të politikës kanë përfunduar në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Duhet të kthejmë shikimin nga vetja. Në këtë situatë, duhet të rikujtojmë një të vërtetë, që Gjykata Speciale është themeluar para 5 vitesh dhe këto vite, institucionet e Kosovës nuk bënë asgjë për të provuar që kriminelët e luftës janë në Serbi dhe Beogradi.

Ne ndaj kësaj gjykate u sollëm sikur ajo do ndante dekorata dhe nuk do të sillte akuza. Institucionet e Kosovës ishin të përqendruar te mbrojtja e të pushtetshmëve.

Kosova nuk ka ngritur asnjë akuzë ndaj Aleksandër Vuçiç. Shkurt e shqip, gjykata u themelua pasi as nga Shqipëria dhe as nga Kosova nuk u bë asgjë për të dëshmuar që Serbia po drejtohet nga njerëzit dhe mbështetësit e Millosheviçit.

Thaçi dhe Rama e shpëlanë figurën e Vuçiç dhe ndihmuan me projektet e tij,” tha Mehmeti.

I pyetur nëse këto padi e njollosin UÇK-në, Mehmeti tha: “UÇK është gjëja më e shtrenjtë që kemi ne shqiptarët. UÇK është populli shqiptar dhe popullin shqiptar nuk mund ta njollosin me asgjë”.

Ngjarja paraprake

Republikanët grumbullojnë fonde për sfidat ligjore

Ngjarja e ardhëshme

“A mund të vishet, nuk është normale?", Arjan Konomi sherr me vajzën më të re të “Për’Puthen”, ja çfarë thotë për Shqipe Hysenajn

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian