Kim Kardashian u përgjigjet atyre që e kritikuan për humbjen e peshës në Met Gala

Kim Kardashian iu rikthye sërish temës së shumëdiskutuar të humbjes së 7 kilogramëve në tre javë për të veshur fustanin e Marilyn Monroe për Met Gala 2022.

“Për mua ishte sikur, ‘OK, Christian Bale mund ta bëjë këtë për një rol filmi dhe kjo është e pranueshme’. Edhe Renée Zellweger fitoi peshë për një rol. Është e njëjta gjë për mua”, tha Kim në një intervistë për New York Times.

Kardashian po i referohej dietave ekstreme që Bale mbajti për rolet e tij në filma, duke përfshirë “The Machinist” të vitit 2004 dhe “American Hustle” të vitit 2013, ku ai humbi 28 kilogramë dhe fitoi 19 kg, respektivisht. Megjithatë, ajo këmbënguli se nuk bëri asgjë të pashëndetshme për të rënë nga pasha.

“Nuk po thosha, ‘Hej të gjithë, pse nuk e humbisni këtë peshë në një periudhë të shkurtër kohe?’”, tha Kim. “Unë thjesht mund të mos kisha shkuar, gjë që nuk do të kishte rëndësi,” tha ajo kur u pyet se çfarë do të ndodhte nëse nuk do ta humbte peshën. “Thjesht ishte e rëndësishme për mua që ta arrija këtë objektiv.”

Trajneri personal i Kim shpjegoi gjithashtu se ajo e humbi peshën në një mënyrë të shëndetshme. Dhe pas gjithë sakrificës, Kim e shpërbleu veten me pica dhe donuts në afterparty pasi ndërroi fustanin e Monroe me një kopje të tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A janë Shtetet e Bashkuara të përgatitura për një luftë kibernetike me Rusinë?

Story i radhës

Pas disa polemikave, selektori i Zvicrës ka një përgjigje për Granit Xhakën

Të fundit nga