Kim Kardashian shoqërohet me Maluma në eventin publik pas më shumë se një viti

22:39 | 17 Prill 2021

Kim dhe Maluma u shoqëruan gjatë një eventi publik së fundi.

Kim Kardashian dukej kaq elegante ndërsa merrte pjesë në ngjarjen e saj të parë publike që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar, shkruan Just Jared.

Ylli televiziv dhe i biznesit 40-vjeçarja u pa të shoqërohej me këngëtarin Maluma ndërsa po ndiqte hapjen madhështore të The Goodtime Hotel të premten në mbrëmje (16 Prill) në Miami Beach, transmeton lajmi.net.

Ngjarja u organizua nga David Grutman dhe Pharrell Williams, të cilët janë pjesë e ekipit të hotelit. Ata të dy u paraqitën me çelësat e qytetit të Miamit dhe Miami Beach për të mbyllur natën.

Maluma tregoi trupin e tij ndërsa ishte pa këmishë nën xhaketën e kostumit. Ai dhe Kim u panë duke u shoqëruar me David dhe Victoria Beckham, të cilët ishin në mbrëmje për të festuar.

Kjo është gjithashtu dalja e parë zyrtare e Kim që nga paraqitja e divorcit nga Kanye West, i cili në fakt vetëm iu përgjigj dokumenteve këtë javë./Lajmi.net/

Ngjarja paraprake

Vjen reagimi nga Akil Gjakova pasi u shpall kampion i Evropës

Ngjarja e ardhëshme

Vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme rruga Kamenicë-Marec-Prekoc, reagon Pacolli

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian