Kılıçdaroğlu: E gjithë bota demokratike duhet të mbështesë Azerbajxhanin

Kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal Kılıçdaroğlu tha se “E gjithë bota demokratike duhet të mbështesë Azerbajxhanin”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kılıçdaroğlu nga llogaria e tij në Twitter me rastin e 18 Tetorit ditës së pavarësisë së Azerbajxhanit tha se e përshëndet me respekt dhe dashuri Azerbajxhanin i cili lufton për territoret e tij të pushtuara.

“Ata njerëz guximtarë mbrojnë vendin e tyre dhe të drejtat e popullit të tij. Jo vetëm ne por e gjithë bota demokratike duhet t’i japë mbështetje Azerbajxhanit. I nderuari Aliyev ka bërë një përcaktim të bukur. ‘Ne nuk jemi armiq të popullit armen, ne ankohemi për qeverinë armene‘. Dy popujt mund të qëndojnë përkrah njëri-tjetrit si miq, por nuk mund të pranohet kurrë që qeveria e Armenisë të pushtojë territoret e Azerbajxhanit. Ne ndodhemi gjithmonë pranë tyre”, tha Kılıçdaroğlu.



.. .

Ngjarja paraprake

Likovë, të rinjtë kërkojnë transportin publik

Ngjarja e ardhëshme

A i ngjajnë vërtet partnerët njëri-tjetrit me kalimin e kohës?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian