Kievi konfirmon vdekjen e një tjetër gjenerali pro-rus

Qeveria ukrainase ka konfirmuar vdekjen e një oficeri të lartë separatist pro-rus në fushën e betejës, sipas televizionit shtetëror rus të dielën.

Komandanti i Ushtrisë së Parë të Republikës të vetëshpallur të Donetskut, gjeneral Roman Kutuzov u “çmilitarizua zyrtarisht” komentoi në mënyrë satirike shërbimi i shtypit të ushtrisë ukrainase mbrëmë.

Gjenerali thuhet se u vra gjatë një sulmi në një fshat pranë qytetit në Popasna në rajonin Luhansk të Ukrainës indore.

Më herët stafi ukrainas tha se armiku u detyrua të tërhiqej pasi pësoi “humbje të rënda.”

Kiev kohët e fundit pretendoi se forcat e tij kishin vrarë të paktën 7 gjeneralë të Moskës që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Ndërkohë ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar vdekjen e 4 oficerëve të lartë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shqipëria dha paketën më të ulët të ndihmës në Rajon për krizën e çmimeve, pas Malit të Zi

Story i radhës

Mos e rrihni fëmijën tuaj, ju me këtë rritni shanset që ata të dhunohën fizikisht më vonë

Të fundit nga