Kica-Xhelili: Po të mundja do të kthehesha në vitin 2013 në dhomën ku u nënshkrua Asociacioni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka folur për Marrëveshjen e dakorduar në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, konkretisht për nenet 7 dhe 10.

Kica-Xhelili ka thënë se neni 10 i marrëveshjes tregon qartë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të zbatohet.

Deputetja ka thënë se po ta kishte fuqinë do ta zhbënte Asociacionin dhe do të kthehej në vitin 2013, në dhomën ku ishte nënshkruar kjo marrëveshje, për të parë se çfarë kishte ndodhur.

“Me mujtë me hekë Asocacionin, e kisha hekë sot. Me pasë atë forcë, do ta kisha bërë”, ka theksuar ajo.

Me pas atë fuqi retroaktive, isha kthy në vitin 2013 për ta parë çfarë ka ndodhur në atë dhomë. Po me thanë që në marrëveshjen e re, ka diferencim mes nenit 7 dhe nenit 10, si dikush që e analizon spektrin legal dhe jo veç juridik, mua më duket konfuzion”, ka thënë deputetja.

Sipas deputetes, që është edhe e kualifikuar si njohëse e drejtësisë, neni 10 është i qartë, ndonëse neni 7 i marrëveshjes mund të jetë konfuz.

Por, sipas saj, në rastet kur bëhet një nen shtesë, mund të parashihet më shumë dhe asnjëherë më pak.

Neni 10 po thotë zbatoje Asociacionin se e ke marrë obligim si shtet. Neni 7, s’mundet me qenë më pak se Asociacioni. Mundësia e vetme pse kontratat e qesin edhe një nen shtesë, është kur duan me qitë diçka më shumë, jo më pak. Neni 10 është i qartë, neni 7 është konfuz”, ka deklaruar ajo.

Kica-Xhelili e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për Marrëveshje e Ohrit, duke thënë se ai ka marrrë obligime pa nënshkrimin e palës tjetër.

Story i mëparshëm

Rama në Muzeun e Krimeve të Komunizmit/ “U rikthye në vendin e krimit”, reagon Bardh Spahia: Duhej të kërkonte ndjesë para se të hynte

Story i radhës

Kryeministri kanadez akuza ndaj Melonit: Jemi të shqetësuar për qëndrimet e Italisë ndaj komunitetit LGBT

Të fundit nga