Khedira zbulon se gjithmonë ka ëndërruar të luajë në Ligën Premier

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira ka thënë se ai gjithmonë ka ëndërruar të luajë në kampionatin anglez, Ligën Premier.

Gjermani është lënë jashtë skuadrës së Juventusit nga trajneri i ri Andrea Pirlo dhe duket se është vendosur për një të ardhme diku tjetër.

Në një intervistë me Sky Sport Germany, ai zbuloi se do të jetë i hapur për një lëvizje në Angli dhe Liga Premier është kampionati që ka ëndërruar.

“Që kur isha fëmijë, gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Ligën Premier. Jam vërtet i lumtur dhe i kënaqur me karrierën time, por loja në Angli është diçka që nuk kam qenë në gjendje ta kuptoj”, ka thënë fillimisht Khedira.

“Unë gjithmonë kam shikuar shumë ndeshje të Ligës Premier që kur isha i vogël, dhe tani i ndjek edhe ata me një fokus tjetër”.

“Kam qenë gjithmonë i lumtur që kam luajtur në Ligën e Kampionëve kundër klubeve angleze”.

33-vjeçari, i cili u transferua në Juventus nga Real Madrid në korrik të 2015, ka ndihmuar Bianconerët në fitojnë pesë tituj të Ligës dhe tre Coppa Italia.

Por Khedira, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madrid në 2013-14, pranoi se ai ka qenë gjithmonë një tifoz i stilit anglez.

“Gjithmonë më ka bërë përshtypje atmosfera, stili dhe ideja e futbollit që ata kanë. Nëse kjo ëndërr bëhet realitet, do të jetë një nder të jem pjesë e Ligës Premier”, përfundoi mesfushori gjerman.

Ngjarja paraprake

OBSH: COVID-19 merr një jetë në çdo 17 sekonda në Evropë

Ngjarja e ardhëshme

Sela vizitoi Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian