Khedira tek Everton, përgjigjet Ancelotti

Menaxheri i Everton, Carlo Ancelotti, ka folur per mesfushorin e Juventus, Sami Khedira, i cili është duke kërkuar largimin nga “Allianz Stadium”.

Sami Khedira nuk po gjen hapësira tek Juventus, gjermani kishte deklaruar më parë se transferimi në Premierligë do ishte “qershia mbi tortë”, ai tha se aventura me “Bianconerët” kishte mbaruar dhe ishte duke kërkuar një klub të ri, qoftë edhe jashtë Premierligës, me rëndësi ishte të luante futboll.

Spekulohej që një ribashkim i Khediras dhe Ancelottit do të ndodhte, pasi italiani është menaxher i skuadrës angleze, Everton, dhe bashkëpunimi i tyre tek Real Madrid ishte i suksesshëm.

Sipas “Calciomercato”, Ancelotti mohon se ekipi i tij ka nevojë për një përforcim në mesfushë.

“Skuadra që kemi është konkuruese, në këtë moment kemi lojtarë mjaftueshëm dhe të fortë si Allan dhe Digne. Do të thoja që mjaftojnë investimet që bëmë në verë, jemi mirë për momentin”, deklaroi Carlo Ancelotti.

Ngjarja paraprake

Ku ka humbur Elvana Gjata?

Ngjarja e ardhëshme

Rritet çmimi i derivateve të naftës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian