khamenei sulmet izraelite sduhet te ekzagjerohen e as te minimizohen 671e3534409d7

Khamenei: Sulmet izraelite s’duhet të ekzagjerohen e as të minimizohen

October 27, 2024
1 minut lexim

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi kundër ekzagjerimit apo minimizimit të ndikimit të sulmeve hakmarrëse që Izraeli kreu ndaj Iranit më 26 tetor.

Duke folur më 27 tetor me familjarët e zyrtarëve ushtarakë iranianë që u vranë gjatë sulmeve, Khamenei i përshkroi sulmet si “keqllogaritje” nga Izraeli.

Megjithatë, teksa ai u bëri thirrje zyrtarëve qeveritarë që të “kuptojnë aftësitë” që ka Irani, ai nuk bëri thirrje që Irani të përgjigjej, gjë që do të vazhdonte sulmet mes dy rivalëve.

“Sigurisht, ata po e ekzagjerojnë”, tha ai duke iu referuar Izraelit, shtet që tha se në mënyrë të suksesshme kreu “sulme të shënjestruara dhe precize” ndaj caqeve ushtarake të Iranit.

“Është gabim të ekzagjerohen, por po ashtu është gabim të minimizohen”, tha Khamenei, duke shtuar se Irani nuk mund thjesht të thotë “[sulmet] nuk ishin asgjë, s’ishin të rëndësishme”.

Teherani i ka kërkuar Zvicrës, që mban presidencën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për të dënuar Izraelin pas sulmeve ajrore, që ishin kundërpërgjigje ndaj sulmeve raketore që Irani kreu në Izrael në fillim të muajit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

mickoski 250 milione euro per investime kapitale per komunat 671e2f58903c5
Story i mëparshëm

Mickoski: 250 milionë euro për investime kapitale për komunat!

rezi e mevlani llafosin per vullnetin i shtirur palaco gazetar 671e35e880546
Story i radhës

Rezi e Mevlani llafosin për Vullnetin: I shtirur, palaço gazetar

Të fundit nga

ShkoLartë