Khalid largohet nga Maqedonia e Veriut

Ish-sulmuesi i FC Prishtinës, Basid Khalid, do ta nis një aventurë të re.

Sulmuesi i cili në stinorin e fundit u paraqit te skuadra Makedonija GP në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, aventurën si futbollist do ta vazhdojë në Tunizi, por që skuadra nuk është zbuluar ende.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të “Zeri”.

Khalid në stinorin e fundit në 14-të ndeshje i shënoi tetë gola për skuadrën maqedonase.

Khalid nga viti 2015 deri në vitin 2019 ishte pjesë e Prishtinës me të cilën në 105 paraqitje i shënoi 30 gola.

24-vjeçari nga Gana pas Prishtinës karrierë ka bërë edhe në Shqipëri te Teuta e Durrësit për t’u transferuar më pas te Makedonija GP.

Ngjarja paraprake

Dënim me kusht dhe pozita juridike e personit të dënuar

Ngjarja e ardhëshme

Dhjetëra të arrestuar në Rusi/ Protesta në mbështetje të opozitarit Navalni

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian