Khabib: Ja çdo të ndodhë pas duelit me Gaethje, Dana White më ka bërë një surprizë

Në një konferencë shtypi virtuale që Khabib Nurmagomedov ka kryer sot, për të promovuar eventin UFC-254, ku ai do të mbrojë titullin kampion në një duel ndaj Justin Gaethje, rusi ka dhënë disa detaje për të ardhmen e tij.

Kjo do të jetë sfida e parë që Khabib do të zhvillojë pa babanë e tij, që u nda nga jeta pak muaj më parë si pasojë e koroanvirus.

“Shumë njerëz më pyesin se si do të jetë kjo sfidë. Natyrisht që do të jetë e vështirë, mendoj se çdo njeri e ka të vështirë kur humbet babanë e tij. edhe unë jam një njeri dhe më dhemb kjo mungesë e babait tim”, tha Khabib.

I pyetur nëse kjo përballje me Justin do të jetë e fundit, rusi tha: “Jo, do të vazhdoj të dueloj edhe pas eventit UFC-254. Kemi disa opsione për të ardhmen, por për ato do të flasim pas duelit. Dana White më ka thënë se pas kësaj sfide ka përgatitur diçka speciale për mua. I kam thënë që të ma bëjë surprizë pas duelit, pasi nuk dua të shpërqendrohem. Ai më premtoi se ka diçka të madhe për mua. Të shohim se çfarë surprize do të jetë”.

Ngjarja paraprake

Vjeshta dhe coronavirusi – sa e përgatitur është Gjermania?

Ngjarja e ardhëshme

Google Play Pass vjen në 24 vende Evropiane

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian