KF Vëllaznimi befason të gjithë, shpallë ambasador nderi tre persona të njohur

Skuadra me renome e futbollit Vëllaznimi nga Gjakova, befason të gjithë me një veprim shembullor, duke i shpallur Ambasador nderi tre protagonistë të njohur të qytetit të Gjakovës. Kjo u bë pas mbledhje së kryesisë dhe I publikuan emrat. 

“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se në mbledhjen e parë te mbajtur të Kryesisë së Re të KF “Vëllaznimi”, në mesin e vendimeve të tjera, kjo kryesi ka vendosur që ti shpallë Ambasador nderi të KF “Vëllaznimi”, tre përfaqësues të denjë të qytetit të Gjakovës, të tre ekspertë të jashtëzakonshëm dhe me ndikim në fushat e tyre, brenda dhe jasht Kosovës:

1.Lori Cana (Kapiten legjendar si dhe futbollist nderkombëtar)
2.Shkëlzen Doli (Violinist i Filharmonisë së Vjenës)
3.Edita Doli (Gazetare-drejtoreshë e emisionit “Radar” në Radio Dukagjini.

Vlenë të theksohet që ky vendim është marrur, bazuar në faktin që edhe më heret, qe të tre këta përfaqësues dinjitoz të fushës së Kulturës, Artit dhe të Sportit shqiptar e ndërkombëtar, kanë qëndruar shumë afër klubit në ditë të mira e të vështira, duke qenë të lidhur emociomalisht, pa marrë parasyshë vendqëndimit të largët të tyre nga qyteti ynë!

Distanca e largët nuk i ka penguar fare në dhënjen e kontributit të tyre në ç’do formë e mjet për Klubin e zemrës së tyre në veçanti dhe klubin e zemrës tonë në përgjithësi!

Ne jemi të bindur që, tē motivuar nga ky titull nderi, kontributi i tyre veq sa do të vie duke u shtuar dhe ndikimi i tyre do ti jep një energji të re përpjekjeve tona, jo vetëm për mbijetesë por për mobilizim sa më të madh që të gjithë të bashkuar, ta ngrisim lartë e më lartë moralin, nderin dhe emrin më të dashur për të Kuqezinjët e Jakovës dhe të qytetit të traditës e të kulturës: KF “Vëllaznimi”; njofton KF Vëllaznimi.

Ngjarja paraprake

Ismaili: Programi i PDK-së parasheh vaksinimin e 70% të popullatës deri në fund të verës

Ngjarja e ardhëshme

Turqia paralajmëron BE-në kundër "gjuhës së sanksioneve"

të fundit nga