KF Llapi nderohet me disa çmime

Klubi i futbollit Llapi nga Podujeva vlerëson disa çmime që mori në shpalljen e më të mirëve për vitin 2020 në Komunën e Podujevës. 

“Si çdo fundvit, Komuna e Podujevës organizoi manifestimin “Sportisti i vitit”, nga ku KF Llapi mori pjesë duke rrëmbyer edhe disa nga çmimet kryesore të cilat u dhuruan nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Çmimin kryesor të këtij manifestimi tradicional e fitoi futbollisti Kastriot Selmani, i cili u rendit si sportisti i dytë më i mirë në Komunën e Podujevës.

Ndër tjera çmime u shpërblyen edhe firma “N.N.SH Batatina” si donatori i vitit 2020, ku tash e shtatë vite me radhë, N.N.SH Batatina shpërblehet me këtë çmim për kontributin e dhënë për futbollin, përkatësisht K.F. Llapin. Këtë çmim e pranoi Presidenti i klubit, z. Beqir Batatina.

Me mirënjohje u nderuan edhe Sekretari i klubit, z. Muhamet Rexhepi i cili fitoi çmimin “Punëtori sportiv më i dalluar i vitit” në Komunën e Podujevës, Hajdin Salihu u nderua me mirënjohje si “Sportisti i 5-të më i mirë” në Komunën e Podujevës, Lis Behrami u nderua me mirënjohje “Shpresa e futbollit llapjan” dhe Rinor Tovërlani me mirënjohje në mesin e futbollistëve më të mirë të rinj.

E falenderojmë Komunën e Podujevës për përzgjedhjen dhe shpërblimet për klubin dhe anëtarët e klubit për kontributin dhe suksesin gjatë vitit 2020″, njofton FC Llapi.

Ngjarja paraprake

Këto pesë fjali s’duhet t’ia thoni kurrë eprorit tuaj!

Ngjarja e ardhëshme

​Rreth 6.000 austriakë vaksinohen kundër COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian