KF Liria: Fitorja i dedikohet Agim Bytyçit! Ja si duket tabela në Ligën e Parë të Kosovës

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren u ndeshen dy skuadra me renome,  Liria dhe Trepça! Liria triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Trepçës, në ndeshjen e javës së katërt të Ligës së Parë të Kosovës në futboll. Për Trepçën është humbja e tretë. Liria fitoren ia dedikon kryetarit të parë të FFK-së (1991), Agim Bytyçi, që dje ndërroi jetë në moshën 76 – vjeçare.  

“Liria mund Trepçën pastër, 2:0. Fitorja i dedikohet Agim Bytyçit”
Albin Berisha e Blendi Memaj, shënuan në pjesën e dytë, për ti dhënë fitoren e merituar Lirisë.

Para nisjes së ndeshjes, u mbajt një minutë heshtje në nderim të Agim Bytyçit, që ndërroi jetë një ditë më parë.
Ndeshja u ndal për një minutë edhe kur kaloi kortezhi funeral me trupin e të ndjerit, Agim Bytyqi rrëzë stadiumit.
Për një minutë futbollistët e të dyja skuadrave kanë duartrokitur në shenjë nderimi për punën dhe veprën e ish kryetarit të parë të FFK-s dhe ish kryetarit disa vjeçar të KF Liria.

Në pamundësi që të marrin pjesë në  komemoracion anëtarët e shumtë të Lirisë, sepse ajo u mbajt në të njëjtën kohë me ndeshjen që zhvillohej, kjo pamundësoi pjesëmarrjen më masive të KF Liria në komemoracion”, shkruan në faqen e KF Lriia.

Liga e Parë e Kosovës, grupi A

Liria-Trepça    2:0
Vushtrria-Vëllaznimi    1:1
Istogu-Drenasi    2:0
Dukagjini-Onix    2:0
A&N-Malieshava    1:0

Tabela
1.Istogu    4    2    2    0    8
2. Dukagjini    4    2    1    1    7
3. Onix    4    2    1    1    7
4. Liria    4    2    1    1    7
5. Malisheva    4    2    0    2    6
6. A & N    4    2    0    2    6
7. Vushtrria    4    1    2    1    5
8. Drenasi    4    1    2    1    5
9. Vëllaznimi    4    0    2    2    2
10. Trepça    4    0    1    3    1

Grupi B
Flamurtari-KEK-u    5:0
Ramiz Sadiku-Dardana    1:1
2 Korriku-Vitia    0:0
Vllaznia-Ferizaj    1:2
Kika-Ulpiana    1:2

Tabela
1. Ulpiana    4    3    1    0    10
2. Flamurtari    4    2    2    0    8
3. Dardana    4    2    2    0    8
4. Kika    4    2    0    2    6
5. Ramiz Sadiku    4    1    2    1    5
6. 2 Korriku    4    1    2    1    5
7. Ferizaj    4    1    1    2    4
8. Vitia    4    1    1    2    4
9. Vllaznia    4    0    2    2    2
10. KEK-u    4    0    1    3    1

Ngjarja paraprake

Shtatë viktima dhe 383 raste të reja me Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Rinia Demokratike në Drenas me fushat ndërgjegjësimi në luftën kundër kancerit të gjirit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian