KF Arbëria del me komunikatë për referimin e ndeshjes së djeshme, tregojnë si u dëmtuan nga referët

KF Arbëria humbi dje me rezultat të ngushtë 1-0 nga Prishtina, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra nga Dobraja e Madhe luajti mjaftë mirë dhe i bëri të vështirë fitoren kryeqytetasëve, por disa detaje të vogla e bënë diferencën.

“Stuhia e Kuqe” mbetën të pakënaqur me gjyqtarët e ndeshjes, të cilët dhanë fillimisht penallti për Prishtinën e pastaj i mohuan një kërkesë të tillë Arbërisë.

Skuadra mbeti e pakënaqur me këto dhe me vendime të tjera të gjyqtarëve, teksa u përkujdes të kërkoj falje publike për kapitenin, Labinot Ibrahimi i cili pas ndeshjes nga frustrimi i madh përplasi mikrofonin e ArtMotion.

Komunikata e plotë dhe pa ndërhyrje:

Në datën 04.11.202, në ndeshjen e xhiros së XI-te, të superligë së Kosovës në futboll ndërmjet FC Prishtina : KF Arberia, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” , ne si klub jemi jashtazakonisht të dëshpëruar dhe ndjehemi të dëmtuar ndaj referimit skandaloz dhe aspak professional në ndeshje.

Pasi që analizuam mirë pamjet nga ndeshja e sotme ku u referuar një penallti në minuten e 10 nga gjygjtari I ndeshjes Shpetim Murtezi, e që në filmime dukej qartë që nuk kishte të bëntë fare me penallti, pasi që nuk pati fare kontakt për tu dhënë një e tillë. Ndersa ne minuten e 94 lojtari vendas bënë prekje me dorë brenda zonës së 16 metërshit ku qartazi duket prekja me dorë dhe dora ishte e hapur por gjygjtari heshti.

Si mund të cilësohet një referim I till, përveç se referim skandaloz e tendencioz, I dukshem dhe I qart për tu parë.
Në pjesen e parë të lojës, kishim 11 ndërhyrje të pa lejuara nga lojtarët e Prishtinës dhe 13 të tjera në pjesën e dytë.Totali 24 nderyrje, ndersa gjygjtarët nuk dhanë as edhe një karton të verdhë, përveç Pefqeli kur preku topin me dorë në min e 39.

Gjygjtari I ndeshjës me këtë vendim dëmtoj rënd skuadren tonë, dhe ecurinë e lojës në tërësi, dhe rrjedhimisht kjo ndikoj drejtëpërsedrejtë në rezultatin përfundimtar. Me të vertetë kjo është shumë shqetësuese , ku ne si klub ndihemi tejetë të dëmtuar.

Si pasojë e këtij venduimi aspak objektiv nga gjygjtari, lojtarët tonë u demotivuan dhe ndikoj në aspektin psikologjik të tyre, edhe pse ata dhanë maximumin, por që në fillim të ndeshjes u la të nënkuptohet që rezlutatin në fund, e vendos gjygjtari dhe jo loja fer mbrenda fushës së gjelber.
Veprimet e tilla shkojnë në dem të futbollit, dhe kjo gjë duhet të meret shumë seriozisht nga institucionet pëkatëse!

Kryesia e KF Arbëria , shprehë indinjatë të thellë ndaj akteve të tilla të cilat jo vetem një klub dhe një ndeshje të vetme, por demtojnë rend imazhin e futbollit si sporti më I dashur në vendin tonë.

Gjithashtu pëmes kësajë komunimate, duam të kërkojmë falje medias Artmotion në emer të kapitenit të skuadres Labinot Ibrahimi, I cili pas përfundimit të ndeshjes hodhi mikrofonin në tokë. Ishte një moment I fort zemrimi emocional si pasojë e rrjedhojes së ndeshjes.

Gjatë ditëve në vijim, ne si klub këtë komunikate , bashk me argumentet tona, do ta dorzojme tek institucionet kompetente lidhur me këtë çështje.

Ngjarja paraprake

Arrestohet pronari i një restoranti, ndërpritet ahengu familjar

Ngjarja e ardhëshme

Lufta e fortë e Kosovës/ Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje i konfirmohet aktakuza, niset drejt Hagës: Po shkoj me kokën lart!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian