Kevin Durant nuk do të luajë në ndeshjen All-Star të NBA-së për shkak të lëndimit

Ylli i skuadrës Brooklyn Nets të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA), Kevin Durant, nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen All-Star për shkak të lëndimit të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Brooklyn Nets, basketbollisti 32-vjeçar, i cili u dëmtua në këmbën e majtë, do të mjekohet për një kohë.

Durant do të luante si kapiten i ekipit të Konferencës Lindore në ndeshjen All-Star.

Ylli amerikan kishte pësuar lëndim të rëndë në tendinën e Akilit në vitin 2019, duke qëndruar jashtë parketit për 552 ditë.

Në sezonin aktual të NBA-së, Durant ka një mesatare prej 29 pikësh, 5,3 asistimesh 7,3 kërcimesh në 29 ndeshje.



. .

Ngjarja paraprake

​Majlinda Kelmendi tregon nëse do të pensionohet në fund të vitit 2021

Ngjarja e ardhëshme

Tronditi tifozët me maskë oksigjeni në shtrat

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian