“Këtu na u thyen shpresat që kishim për Botërorin”, Berisha për “çelësin” e suksesit: Dështim nëse s’dalim të parët

Shqipëria nis aventurën e saj në Nations League ndaj Islandës, sfidë kjo që do luhet të hënën në orën 20.45 në Rejkjavik. Gjendja e lojtarëve është e mirë dhe shpresohet se mund të arrihet një rezultat pozitiv. Në prag të këtij takimi ka folur portieri i kuqezinjve, Etrit Berisha.“Besoj se kemi pasur kohë mjaftueshme për të përgatitur këtë ndeshje.

Besoj se jemi gati, kemi bërë përgatitjet e fundit dhe shpresojmë të bëjmë ndeshje të bukur, edhe në ndeshjet e kaluara kemi treguar një futboll të mirë, sidomos edhe në ndeshjen ndaj Spanjës ku luajtëm futboll të zgjuar. Edhe nesër na duhet një ndeshje e tillë, se ekipi kundërshtar është i mirë, sidomos fizikisht, por ne duhet të hyjmë në ndeshje për të fituar lojën e pastaj na hapet rruga për kualifikim.Këtu Islanda është gjithmonë e rrezikshme, kemi parë edhe ndeshjen e fundit në Izrael, ku ishin duke fituar.

Kanë lojtarë që mund të bëjnë diferencën, ne duhet të shohim rrugën tonë, jemi të përgatitur, kemi kualitet dhe kemi mundësi të mira për të fituar.Unë edhe me Rusinë në farë, mund të them se ne dhe Rusia ishim në garë për të fituar grupin dhe tani është e njëjta gjë. Ne duhet të shkojmë për t’u kualifikuar, jo vetëm të kalojmë grupin, por edhe të kualifikohemi në Europian se është dëshira e të gjithëve dhe për këtë punojmë, çdo gjë tjetër do të ishte dështim.

Sepse kemi mundësinë, lojtarët e grupin, duhet të besojmë e fati duhet të na ndihmojë të ecim përpara.Shpresoj të jetë ndryshe nga vizita e parë e imja këtu se e thashë që Islanda është një skuadër e vështirë sidomos në shtëpi, luan një futboll shumë fizik. E kujtoj mirë ndeshjen e parë me Islandën, ishte shumë e vështirë, ndoshta kishin individë shumë cilësorë në ndeshje. Aty na u thyen shpresat që kishim për Botërorin, shpresoj që tani të jetë e kundërta dhe këtu të fillojë gjithçka dhe pas një rrugëtimi të gjatë të kualifikohemi” – tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të paktën 18 të vdekur në shtetin verior të Indisë pasi autobusi bie në greminë

Story i radhës

Rrëfimi i veçantë i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish