Boksieri nga Kosova, Haxhi Robin Krasniqi sonte do të boksojë për titull bote.
Krasniqi do të ndeshet me boksierin e njohur gjerman, Dominic Bosel.
Boseli, që është kampion botëror në kategorinë WBA, do të duhet ta mbronte titullin e tij në ndeshjen kundër Krasniqit.
Boksieri gjerman nga 31 ndeshje sa ka në karrierë, ai ka fituar 30 dhe ka humbur vetëm një.
Ndeshja që zhvillohet sonte rreth orës 23:00 transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Art Motion.
