Këto vende nesër do të kenë ndërprerje të rrymës deri në 9 orë

KEDS ka njoftuar qytetarët se gjatë ditës së nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, në disa lokacione të rajonit të Prishtinës nuk do të ketë rrymë deri në nëntë orë, duke filluar nga ora 08:00 deri në 17:00.

Po ashtu, bëhet e ditur se këto ndërprerje do të ndodhin për shkak të punimeve të domosdoshme në siguri të sistemit dhe projekeve investive.

Njoftimi i KEDS-it:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.NS 110/10kV Prishtina 2 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Nr.3 Gustav Majer (kodi: 11000021) prej orës 10:00 – 14:00

Vendet: Gustav Majer 2, Gustav Majer 3, Gustav Majer 4, Gustav Majer 6, Gustav Majer 7, Gustav Majer 8 dhe Gustav Majer.

Arsyeja: Testimi i trafove dhe kthinave.

* * *

Punime në projekte investive

1.Në NS 220/10kV Drenas do të ndërprehet:

NS 10/04 kV Llapushnik te Gashët (kodi:16100005046) prej ores 08:00 deri 17:00

Vendet: Llapushnik te lagja Gashët

Arsyeja: Kyqja e konsumatorëve në rrjetin e ri

Ferizaj

Punime në projekte investive

1.TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet Stabilimenti te Kisha Katolike II.

Trafostacionet që do të mbesin pa tension:

TS 10/0.4kV TS Ndërtesa (Kodi: 40042001223) prej orës 09:00-21:00

TS 10/0.4kV TS Sejda (Kodi: 40042001002) prej ores 09:00-21:00

TS 10/0.4kV TS Rubin-Invest te Sejda (Kodi: 40042001184) prej orës 09:00-21:00

TS 10/04 kV TS Bardhi (kodi: 40042001230) prej orës 09:00 -21:00 .

Vendet: Ndërtesa, Sejda, Rubin invest dhe TS Bardhi.

Arsyeja: Energjizimi e kabllove të reja.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.NS 35/10kV Shupkovc do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Kqiqi (kodi: 700000102) prej orës 10:00 – 14:00

Vendet: fshatrat: Cërnusha (një pjesë), Shupkovcë, Kçiq, Kçiq i Madh, Kçiq i Vogël, Rekë (një pjesë), Shupkovcë, Smrekovicë dhe Zasellë.

Arsyeja: Vendosja e shtyllës 10kV dhe demontimi i disa shtyllave të drurit në Kqiq te lagjja Pllana.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.NS 35/10kV Gjakova 1 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Dobroshi (kodi: 80080007) prej orës 11:00 – 12:30

Vendet: fshatrat: Batushë, Berjah, Brovina, Dobrosh, Hereç, Koshare, Molliq, Nivokaz, Osek Hilë, Pacaj, Skivjan dhe Stubëll. Rrugët: Dedë Gjon Luli, Lekë Dukagjini (një pjesë), Pashko Vasa (një pjesë), Mithat Frashëri (1 konsumator) dhe Nënë Tereza (1 konsumator).

Arsyeja: Montim demontim i shtyllave të tensionit të mesëm në degëzimin për Koshare.

Ngjarja paraprake

SHËNIMET E GJON NIKOLLË KAZAZIT NGA BUXHOVI BOTOHET N`ITALISHT

Ngjarja e ardhëshme

Xhaferi: Nëse tani më njoftohet se ka marrëveshje politike, unë e konvokoj që sonte seancën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian