Këto shtete evropiane janë seriozisht më të rrezikuarat nga tërmetet

Sipas një harte të hartuar nga studiues nga BE-ja, vendet e Ballkanit dhe Mesdheut, si dhe Turqia, janë më të ekspozuar ndaj tërmeteve sesa shumë pjesë të tjera të Evropës, sipas revistës së BE-së të kërkimit dhe zhvillimit Horizon.

Studiuesit në projektin SHARE të financuar nga BE-ja kanë prodhuar një hartë që tregon se cilat pjesë të Evropës janë më të rrezikuara.

Kjo tregon se si vende më të rrezikuara janë Italia, Ballkani, Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Turqia.

“Evropa ka një histori të gjatë të tërmeteve shkatërruese”, tha profesor Domenico Giardini, koordinator i projektit SHARE, për Horizon.

“Të gjithë i kujtojmë ngjarjet tragjike, Izmir (Turqi) në vitin 1999 dhe L’Aquile (Itali) në vitin 2009”, shtoi ai, shkruan Express.co.uk.

Në Izmir, një tërmet i fortë me madhësi 7.6 të shkallës Rihter vrau 17,000 njerëz, ndërsa në L’Aquila një tërmet mesatar me madhësi 5.9 vrau më shumë se 300 njerëz dhe shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit.

Pse është aktiviteti sizmik më i lartë në vendet mesdhetare?

Ngjarja paraprake

​Dal Pino ri-zgjidhet President i Serie-A

Ngjarja e ardhëshme

Mot i keq në Adriatik, pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian