Këto janë vendimet e mbledhjes së sotme të Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 11-të miratoi vendimin për aprovimin e mjeteve financiare në vlerë prej 2,9 miliardë denarë për SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, për sigurimin e mjeteve financiare për ballafaqim me gjendjen e krizës në furnizimin e energjisë elektrike.

Me këtë vendim ngarkohet SHA EEM-së që këto mjete t’i shfrytëzojë për zbatimin e masave për sigurim të sasive shtesë të energjisë elektrike.

Në këtë mbledhje, Qeveria dha pëlqim që SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut të zbatojnë procedurën për vazhdimin e afatit të dorëzimit të faturave për energjinë elektrike për dhjetor 2021 dhe janar 2022, nga EVN SHA deri më 01.07.2022.

Në lidhje me këtë, Qeveria e ngarkoi SHA EEM-në që të lidhë një Aneks të marrëveshjeve me EVN-në, me të cilin shpërndarësit të energjisë elektrike do t’i mundësohet të shtyjë pagesën e faturave të dorëzuara për dhjetor 2021 dhe janar 2022, me një garanci të duhur në shumën e faturave për të cilat zgjatet afati i pagesës.

Qeveria ka pranuar edhe konkluzionet e Ministrisë së Financave, me të cilat ngarkohen përdoruesit buxhetorë nga pushteti qendror, që në afatin sa më të shkurtër, të shlyejnë detyrimet e vonuara për energjinë elektrike të konsumuar dhe në afate të caktuara të paguajnë faturat e dorëzuara për energjinë elektrike.

Për shlyerjen e detyrimeve të vonuara për energjinë elektrike të harxhuar dhe pagesën e faturave për energjinë elektrike të dorëzuar, është rekomanduar deri te njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe institucionet në juridiksion të tyre, si dhe ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore.

Qeveria sot ka miratuar Dekretin për organizimin dhe funksionimin e sistemit të vetëm komunikativ-informativ me numër unik reference në rast të rreziqeve, rreziqeve dhe fatkeqësive të tjera në të tërë territorin e Republikës – E-112.

E-112 ka për qëllim të sigurojë vazhdimësinë e menaxhimit të thirrjeve emergjente, si përmirësimi i masave dhe aplikimeve për përcaktimin në kohë të lokacionit, në mënyrë të përgjigjeve të shpejta dhe në kohë të duhur të të gjitha shërbimeve të përfshira në sistemin për menaxhim me krizat.

E-112 gjithashtu ofron shpejtësi dhe efikasitet në trajtimin e thirrjeve emergjente për ndihmë emergjente dhe siguron qasje në sistem për të gjithë personat në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pa pagesë nga të gjithë operatorët telefonikë celular ose fiks.

Qeveria sot solli konkluzion për tërheqjen e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje nga procedura parlamentare dhe për miratim para deputetëve të dorëzojë tekstin e ri të Propozim-ligjit në të cilin në nenin 6 është fshirë formulimi “ mendimi negativ “.

Me atë ndryshim neni 6 nga Ligji i propozuar vijon: “Për fyerje përgjigjet personi që me qëllim që të poshtërojë, me deklaratë, sjellje, shpallje ose në ndonjë mënyrë tjetër do të shpall për një person tjetër një mendim poshtërues, me të cilin dëmton nderin dhe reputacionin e personit tjetër”.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pagë minimale në përputhje me vendimet e Këshillit Ekonomik – Social.

Me këto ndryshime me të cilat vlera më e ulët e pagës minimale duke filluar nga paga e marsit nuk mund të jetë më e ulët se 18.000, në kornizë ligjore janë vendosur dhe miratuar ndryshime për harmonizim të rregullt vjetor të pagës minimale 50% nga rritja vjetore e pagës mesatare dhe 50% nga rritja e shpenzimeve për jetesë, si dhe kriteri sipas të cilit lartësia e pagës minimale nuk mund të jetë më e ulët se 57% nga paga mesatare e publikuar sipas Entit Shtetëror për Statistikë.

Qeveria në mbledhjen e sotme e miratoi Programin për mbështetje financiare në bujqësi për këtë vit 2022, që është miratuar në bazë të analizave për shfrytëzimin e mjeteve, duke pasur parasysh efektin zhvillues të subvencioneve dhe shmangien e mundësisë për keqpërdorimin e tyre.

Me Programin e sivjetshëm për së pari herë po kryhet harmonizim me politikat e Bashkimit Evropian përmes sjelljes së pilot masës për pemëtari për subvencion linear dhe pagesë paraprake të subvencioneve për fillim për sektorin e pemëtarisë. Kjo masë është sipas masës evropiane “decoupling”, e cila nënkupton pagesë lineare për hapësirë përpunuese bujqësore pavarësisht nga kultura.

Risi në këtë program është që pagesa për këtë masë do të kryhet paraprakisht në vitin aktual, në periudhën nga shtatori i vitit 2022 deri në dhjetor, ndërsa tjetra do të paguhet deri në muajin maj të vitit të ardhshëm si deri më tani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një ditë më parë djali iu nis Gjermanisë, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Fier: Si e shtyu xhelozia burrin të vriste me thikë gruan

Story i radhës

US Arrests Two Suspects in Bitfinex Bitcoin Hack, Seizes USD 3.6B in BTC; LEO Skyrockets

Të fundit nga