Këto janë vendet që kanë vaksinuar më së shumti qytetarë kundër COVID-19

Italia është e para në Bashkimin Evropian për vaksinat ndaj COVID-19, me mbi 320,000 të bëra deri më tani, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas ANSA, me këto të dhëna, Italia bëhet vendi i tetë në botë, sipas një tabele të hartuar nga faqja e internetit “Our World”.

Siç bëhet e ditur më tej, Izraeli ishte në krye të tabelës, i përpiluar në bazë të të dhënave nga ministritë e shëndetësisë të vendeve të ndryshme.

Ajo u pasua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Shtetet e Bashkuara, Britania, Danimarka, Rusia, Italia, Gjermania dhe Kanada.

Ndryshe, që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 87.541.743 njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1.888.413 të vdekur.

Ndërkohë që numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 63 milionë.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

De Beek mund të largohet nga Manchester Unitedi

Ngjarja e ardhëshme

Ish boksieri i mirënjohur në burg, akuzohet për vrasjen e vajzës së tij 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian