Këto janë tri skuadrat e radhës që sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Dinamo Kiev, Ferencvaros dhe Olimpiakos janë tri skuadrat e radhës që sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Ukrainasit për herë të dytë në dy ndeshje mposhtën ekipin belg, Gent, kësaj radhe 3-0. I pari takim u takoi lindorëve poashtu, 1-2.

Ekipi hungarez, Ferencvaros, ia ka dalë me mjaft sukses ta mbrojë rezultatin e arritur në Norvegji, ndaj Moldes. Dueli i parë i luajtur në Skandinavi përfundoi 3-3, kurse i dyti përfundoi ashtu siç edhe ia filloi, pra 0-0, për t’i dërguar vendasit në fazën e grupeve të garës më të madhe për klube në Ligën e Kampionëve.

Përveç këtyre, kalimin tutje e siguroi edhe Olimpiakosi. Skuadra greke eliminoi Omonian, të cilën e mposhti 2-0 me rezultat të përgjithshëm.

Ngjarja paraprake

Kryeinfermierja në Klinikën Infektive jep dorëheqje?!

Ngjarja e ardhëshme

Shpërthimi i COVID-19, Belgjika ndalon prostitucionin

të fundit nga