Këto janë problemet që qytetarët e Prishtinës përballen çdo ditë

Komuna e Prishtinës tashmë është në qeverisjen e kryetarit nga radhët e LDK-së, Përparim Rama.

Premtimet kanë qenë të mëdha që nga koha e fushatës dhe po vazhdojnë edhe tash gjatë kohës që është duke qeverisur.

E në lidhje me gjendjen aktuale të komunës së Prishtinës dhe vendimet që duhet të merren nga qeveria për të rregulluar infrastrukturen, lagje të ndryshme dhe natyrisht për problemet që më së shumti qytetarët përballen, ka folur për “Bota sot” asambleisti Gëzim Sveçla – Giza.

Ai u shpreh se ndër problemet më të shpeshta që qytetarët e Prishtinës hasin janë qentë endacak, komunikacioni i stërngarkuar, mungesa e parkingjeve etj.

Prishtina ka shumë probleme. Fatkeqësisht, ekzekutivi i kryeqytetit po bënë fare pak, për të mos thënë asgjë, për zgjidhjen e tyre.

Qentë endacak, mbeturinat në vëllimin më të madh që kemi parë ndonjëherë, mungesa e ndriçimit publik, komunikacioni i stërngarkuar, mungesa e parkingjeve të reja, e shumë çeshtje të tjera, janë probleme të përditshme e të vazhdueshme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Prishtinës”, u shpreh ai.

Asamblesiti ndër të tjera thotë që ka mungesë të shërbimeve të përgjithshme si dhe nuk kemi plane konkrete për shëndetësinë primare.

“Kur kësaj i shtojmë edhe mungesën e investimeve kapitale e stagnimi në zhvillim, politika sociale të kufizuara e të cekta dhe shërbime të përgithshme të cilësisë së ulët, pa plane konkrete për shëndetësine primare, si dhe mungesë të objekteve shkollore dhe çerdheve, mundë ta kuptojmë nivelin jo të kënaqshëm të jetës në kryeqytet”, përfundoi asamblesiti Sveçla për “Bota sot”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hoqi flamurin turk nga HEC-i i Mirditës, Molla: Jam shpallur “non grata” nga Turqia

Story i radhës

Policia gjen tetovarin e raportuar si i humbur

Të fundit nga