Këto janë objektet banesore që sivjet do mbesin pa ngrohje nga Termokosi

“Banesat e bardha” të cilat gjenden në lagjen Bregu i Diellit në kryeqytet edhe këtë vit nuk do të ngrohen nga Termokosi.

Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka, ka thënë se pa ngrohje nga koogjenerimi do të mbesin edhe disa nga banesat kolektive në lagjet Qafa e Qendra.

Por, sipas Ukës, në ngrohtore këtë vit do të kyçen gjashtë ndërtesa në lagjen “Mati 1”, pesë në lagjen “Ulpiana”, objekti i Teatrit Kombëtar, objekti i Filarmonisë dhe çerdhja “Xixëllonjat”.

Uka njofton se projekti i zgjerimit do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme ku do të kyçen në ngrohtore edhe lagje tjera të Prishtinës, të cilat do të bëhen të ditura me kohë.

Ngjarja paraprake

PSG synon fitore në ndeshje ndaj Dijon, formacionet zyrtare

Ngjarja e ardhëshme

Shkup, përfundon thirrja publike për subvencione për inverterë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian