​Këto janë 6 personalitetet më të zakonshme në vendet e punës

Secila kompani ka personalitete të ndryshme që punojnë aty. Disa janë të papërshkrueshme dhe shumë interesante, por në përgjithësi janë disa karaktere që i ka çdo kompani dhe secila mund të karakterizohet me to. Ja se cilat janë ato!

Perfeksionisti

Puna e këtyre punonjësve shihet madje edhe në mënyrën se si e paraqesin veten. Vendi i tyre i punës, është gjithnjë i pastër si dhe, qëndrimi i tyre do të jetë përherë i niveleve më të larta. Këta punonjës, do ta bëjnë gjithmonë punën, në mënyrën më të mirë të mundshme, prandaj, punëdhënësit ua besojnë punën me sy mbyllur. Ata janë në gjendje që t’i rishikojnë e rishikojnë vazhdimisht punët e tyre e të kujdesen edhe për detajin më të vogël. Madje, kjo bëhet që nga gardëroba e deri te projektet e punës.

Por mjafton edhe gabimi ose problem më i vogël që ata të shpërqendrohen nga puna si dhe të ndihen të frustruar e stresuar jashtëzakonisht shumë. Personat e tillë, rrallë rrezikojnë, sepse dëshirojnë që asgjë të mos ju dështojë. Andaj, kur është fjala që ta bëjë punën në mënyrë të përkryer, kush tjetër mund ta bëjë këtë më mirë, sesa një perfeksionit?

Argëtuesi

Punonjësit e tillë zakonisht janë ata të zëshmit dhe ekspresivët. Ata e kanë në gjak që të argëtohen në çdo çast, nuk është çudi që janë pikërisht këta persona që janë më shakatarët e grupit. Prandaj, sjellin entuziazëm në projektin e ri. Kështu që, nëse dëshironi t’i sillni frymë energjike një projekti, janë pikërisht këta persona që duhet t’i sillni në takime. Madje, janë edhe personat më të interesuar të marrin pjesë në punë të ndryshme.

Kryesuesi

Udhëheqësit nuk kanë çdoherë pozita udhëheqëse, qoftë në krye të kompanisë apo projekteve. Liderët, janë personat që i frymëzojnë të tjerët, të shkojnë në një drejtim të caktuar. Ju mund të mbështeteni te dikush me këtë lloj personaliteti në vendin e punës për të udhëhequr të tjerët pa bërë ose pa thënë shumë. Ky person mund të mos jetë më i zëshmi, por ata kanë një besim të qetë që i shtyn njerëzit e tjerë të bëjnë më të mirën e tyre.

Ata janë gjithmonë të gatshëm që me urtësinë e tyre t’i këshillojnë të tjerët si dhe t’i zgjidhin të gjitha llojet e situatave. Ata janë energjikë, vizionarë, të cilët rrallë dorëzohen lehtë. Për shkak të nevojës së tyre për të vazhduar përpara, këta njerëz janë të prirur për sarkazëm dhe mund të duken të pakujdesshëm, kështu që mund të mendoni se janë të ashpër nëse jeni më të ndjeshëm.

I qeti

Këta njerëz nuk i lënë kurrë të tjerët të shohin se çfarë po bluajnë me mendjet e tyre. Ata gjithnjë duken sikur gjërat po shkojnë më së miri si dhe mbjellin siguri me gjithçka. E vlerësojnë autonominë e tyre, prandaj shpesh mund t’ shihni duke punuar të veçuar në vend të punës sesa në grupe. Njerëzit e tillë, janë shumë të mirë në detyrat e lodhshme dhe të përsëritura, kështu që, është e zakonshme që të tjerët t’i marrin ato si të mirëqena. Këto personalitete nuk kanë frikë të provojnë gjëra të reja, pra mund të llogaritni përherë në ndihmën e tyre. Ata qëndrojnë pas ideve të tyre e në të njëjtën kohë e vlerësojnë përpjekjen tuaj për t’i përfshirë. Përveç kësaj, janë besnikë dhe nëse një ditë dëshironi të tregoni diçka që të mos e marrë vesh e gjithë kompania, këta janë personat e duhur. Përgjithësisht, këta janë persona që dinë t’i fshehin emocionet e tyre, prandaj punëdhënësit e tyre e kanë të vështirë ta kuptojnë kur janë të kënaqur e kur jo.

Punëtori

Ky është punonjësi që thotë “po”, pothuajse për çdo punë që i ofrohet, kjo do të thotë që ata kanë prirje të marrin më shumë punë sesa që mund t’i përfundojnë. Mund t’i gjeni gjjithnjë duke u përpjekur ta përfundojnë një detyrë, por kjo nuk do të thotë që të gjithë atë mori detyrash që e fillojnë ta përfundojnë.

Këta janë pikërisht personat që janë aq të qëndrueshëm sa nuk i ndahen një pune të rëndësishme, derisa ta përfundojnë. Të kuptuarit dhe qetësia janë dy veti që e karakterizojnë këtë njeri, sepse ata e dinë që gjërat e mira duan kohë. Këta janë personat më besnikë në një grup, sepse nuk e lënë asnjë të bjerë keq. Janë mbështetësit më të mëdhenj dhe janë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar.

Punëtorët që përpiqen shumë janë të prirur të vendosin qëllime e caqe jo shumë reale, prandaj janë gjithnjë duke u ngutur. Është e vështirë për ta për t’u qetësuar, sepse brengosen shumë për ndonjë punë që nuk po shkon sipas parashikimeve. Zakonisht, janë shumë të ndjeshëm, prandaj është shumë e vështirë t’i japësh “feedback” ose sugjerime, pa e marrë një drejtim jo të këndshëm.

Punonjësi i dashur

Këta punonjës janë ata që dëshirojnë që të gjithë të tjerët të kënaqen. Të tillët janë zakonisht esktrovertë, prandaj, janë gjatë gjithë kohës përreth të tjerëve. Ngjarjet sociale i kënaqin shumë, sepse ata e tregojnë plotësisht më të mirën nën shoqërimin e të tjerëve. Ata janë gjithashtu dëgjues shumë të mirë të të tjerëve, në mënyrën se si ndihen dhe flasin, prandaj, nëse keni kohë të vështira me ndonjë projekt ata do të jenë të parët që mund t’ju ndihmojnë të dilni nga ajo vorbull.

Këta njerëz të dashur, janë shumë të mirë në menaxhimin dhe përballjen me të tjerët, për shkak të natyrës së tyre të dashur e të kuptueshme.

Duke qenë kaq të dashur, ata mund të ketë disa probleme për të qenë këmbëngulës. Ata rrallë mbrojnë veten edhe kur kanë të drejtë, nga frika se mos e lëndojnë dikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Europa e “mbyllur” dhe Ballkani “hapur”!

Story i radhës

Zelensky do t’i drejtohet Dialogut Shangri-La

Të fundit nga