Këtë javë kompletohet rikthimi i Lukakus në Inter

Romelu Lukaku do të rikthehet sërish te Interi, pas vetëm një sezoni të kaluar te Chelsea.

Marrëveshja është arritur në javën e kaluar, teksa në këtë javë pritet edhe të finalizohet.

“Sky Sports” ka raportuar se Lukaku të mërkurën do të jetë në qytetin e Milanos, për të kompletuar kalimin e tij te Interi.

Sulmuesi belg te “Nerazzurrët” do të rikthehet në formë huazimi për një sezon nga Chelsea.

Tarifa e këtij huazimi është 10 milionë euro, teksa në marrëveshje përfshihen edhe bonuset që varen nga paraqitjet e 29-vjeçarit pastaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse ne ndjejmë dhe tërhiqemi emocionalisht nga tipe njerëzish të caktuar

Story i radhës

90 të infektuar dhe 104 të shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve në vend

Të fundit nga