Këta janë personat që do vaksinohen të parët për COVID-19 në Kosovë

Kosova tashmë ka siguruar dozën e parë prej 500 mijë vaksinash për COVID-19 nga PFIZER.

Në një konferencë për media, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka treguar për kategoritë të cilat pritet të vaksinohen të parat.

Ato përfshijnë personat mbi moshën 65 vjeçare, personat me rrezik të lartë pra me sëmundje kronike si dhe personeli shëndetësor.

“Personeli shëndetësor, personat mbi moshën 65 vjeç, personat me rrezik të lartë me sëmundje kronike, ata me aftësi të kufizuara, personat obez, personat që kujdesen për të moshuarit, personat e moshës mbi 40 vjeç, policia, ushtria, punëtorët e sektorit publik”, ka thënë Ramadani në një konferencë për media.

Ashtu siç është bërë e ditur, planifikohet që brenda ditës të vaksinohen 20 mijë qytetarë.

Ngjarja paraprake

Indi, fillon asgjësimi i shpendëve për shkak të virusit H5N8

Ngjarja e ardhëshme

Liverpooli dhe Shaqiri, kjo është e fundit 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian