Kessie tregon se kush do të godasë penalltitë tek Milani

Franck Kessie ka reaguar pas zërave që Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë më lojtari që merr penaltitë.

Franck Kessie u bë protagonist në fitoren ndaj Bolognas, pasi shënoi nga penaltia e dytë, pasi të parën e kishte humbur Zlatan Ibrahimovic.

Sipas statistikave, Ibrahimovic ka humbur pesë penaltitë nga tetë të fundit gjithsej, dhe kjo është një shqetësim për të dhe skuadrën. Më parë, suedezi kishte thënë se Kessie mund të jetë lojtari që merr penaltitë, por këtë e ka përgënjeshtruar vet futbollisti.

“Penaltitë janë shumë të rëndësishme për sulmuesit, nëse shënojnë ata ndihen më mirë”, tha ai.

“Në këtë rast, në penaltinë e dytë, Ibra më ka lënë vet penaltinë dhe unë e konkretizova”, tha Kessie.

“Është ai që godet penaltitë, varet nga ai, nëse nuk e ndien nganjëherë, i marr unë”, përfundoi Franck Kessie.

Ngjarja paraprake

Aksidentoi bashkëshortët, vdes burri. Drejtuesi i mjetit rezultoi i dehur

Ngjarja e ardhëshme

Pireva i LDK-së: Shteti si kurrë më parë është në rrezik

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian