Kessie do të jetë lojtar i Barcelonës

Franck Kessie do të jetë lojtar i Barcelonës, duke filluar nga 1 korriku i ardhshëm.

Siç raporton katalanasja “Sport”, palët kanë mbyllur marrëveshjen, duke arritur në “ok” final.

Mungojnë vetëm nënshkrimet, por marrëveshja sipas mediave spanjolle është mbyllur, me mesfushorin nga Bregu i Fildishtë që do t’i thotë lamtumirë Milanit falas.

Pra, do të ndjekë rrugën e Donnarumma dhe Calhanoglu, dy largime kuqezi me parametra zero verën e kaluar. Me siguri është humbje e madhe për “Djallin”, jo vetëm në planin sportiv, por edhe financiar.

Kessie e ka ndarë mendjen përfundimisht, do të shkojë për të përforcuar mesfushën e Xavit nga sezoni i ardhshëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjykata Themelore në Ferizaj fillon grevën

Story i radhës

Kiev futet në shtetrrethim 35-orësh, Klitschko me mesazh

Të fundit nga