Këshilli i Ambasadorëve uron presidentin e zgjedhur të SHBA-së Donald Tramp

November 8, 2024
1 minut lexim

Shkup, 8 nëntor – Këshilli i Ambsadorëve të Republikës së Maqedonisë ka dërguar urim deri te Donald Trampi dhe deri te populli amerikan me rastin e zgjedhjes së tij për president të SHBA-së.

“Këshilli i Ambasadorëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka uruar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp! Këshilli përgëzon popullin amerikan për zgjedhjen e tyre. Këshilli shpreh besimin se gjatë periudhës së formimit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe vendosjes së kornizës për politikën e saj të jashtme, të sigurisë dhe tregtare, do të konfirmohen marrëdhëniet e mira ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara. Këshilli uron avancimin e tyre të mëtejshëm në frymën e Deklaratës për partneritetit strategjik midis dy vendeve, i bindur se administrata e presidentit Tramp do të vazhdojë të punojë për avancimin dhe forcimin e proceseve, të cilat janë me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe BE, drejt së cilës po përpiqet vendi ynë dhe që në fund do të rezultojë me rezultat pozitiv për ne, për BE-në dhe për SHBA-në”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut.

Projeksionet më të reja të kompanisë mediatike Ej-Bi-Si njuz (ABC News) tregojnë se fituesi i zgjedhjeve presidenciale amerikane, Tramp ka fituar 301 vota elektorale. Ej-Bi-Si njuz parashikon se Tramp do të fitojë gjithashtu Nevadën, të cilën e humbi në zgjedhjet e 2016 dhe 2020. 

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nvidia bëhet kompania më me vlerë në botë

Story i radhës

Digjet një veturë “BMW” në Ohër

Të fundit nga

Çfarë paqe do të kemi pas luftës?

“Lufta në Ukrainë ka trazuar historinë e shekullit njëzet e një, duke u bërë shenjuesja e tij, ashtu si konfliktet e Revolucionit Francez dhe Perandorisë ishin shenjueset e shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe
ShkoLartë