Këshilla për ta zhvilluar vetëvlerësimin në fëmijëri

Vetëvlerësimi pozitiv është shumë i rëndësishëm për fëmijën, pasi do të sigurojë mirëqenien e tij dhe do të nxisë zhvillimin e shëndetshëm. Vetëvlerësimi është baza e inteligjencës emocionale që do ta ndihmojë atë të njohë, pranojë dhe menaxhojë emocionet e tij.

Është baza e marrëdhënieve dhe ndërveprimeve të tij shoqërore, sepse vetëvlerësimi do t’i lejojë atij të mos e lërë veten të rrëmbehet nga të tjerët, të përgjigjet në mënyrë të duhur dhe të mos manipulohet. Vetëvlerësimi pozitiv do ta ndihmojë atë të arrijë qëllimet e tij, pasi nuk do të dorëzohet lehtë përballë zhgënjimeve apo dështimeve, të cilat do të jetë në gjendje t’i tolerojë, pa u ndjerë në faj dhe të ketë besim në aftësitë e veta. Për këto arsye, ne të rriturit duhet të promovojmë zhvillimin e vetëvlerësimit të shëndetshëm tek fëmijët.

𝑺𝒊 𝒕ë 𝒌𝒖𝒍𝒕𝒊𝒗𝒐𝒋𝒎ë 𝒗𝒆𝒕𝒗𝒍𝒆𝒓ë𝒔𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒕𝒆 𝒇ë𝒎𝒊𝒋ë𝒕:

Bëjeni të ndihet i rëndësishëm, i respektuar duke nxjerrë në pah gjithmonë pozitivitetin e tij.

Merrni në konsideratë idetë, opinionet e tij dhe ndihmojeni t’i shprehë ato.

Kushtojini vëmendje mënyrës sesi fëmija juaj e percepton imazhin që keni për të.

Matini fjalët që përdorni dhe shmangni komentet negative.

Nëse duhet të bëni një kritikë, bëjeni në mënyrë konstruktive.

Jepni gjithmonë komplimente të besueshme dhe shpërblyese.

Shmangni etiketimet dhe krahasimet.

Vini në pah cilësitë që ata kanë, dhe përgëzojini për arritjet dhe talentet e tyre.

Jini empatik dhe dëgjues të mirë ndaj tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Suarez mund të luajë në Serie A

Story i radhës

Aksident i tmerrshëm në Rusi, vetura godet tetë fëmijë në vijat e bardha

Të fundit nga