Këshilla e Daniel Craig për aktorin që e pason atë si James Bond

Si spiun legjendar i fshehtë britanik, ai ka qenë gjithmonë njeri me pak fjalë, shkruan DailyMail.

Daniel Craig ishte i ngjashëm edhe të hënën, kur mori pjesë në The Tonight Show me Jimmy Fallon dhe ndau këshillat e tij për këdo që e pason atë si James Bond.

Craig, 52 vjeç, ka portretizuar agjentin 007 në pesë filma, duke filluar me Casino Royale të vitit 2006, dhe dalja e tij e fundit do të jetë në  “No Time To Die”.

Kur u pyet nga nikoqiri se ‘Çfarë këshille do t’i jepnit Bondit tjetër?’ Craig u përgjigj në të njëjtën mënyrë si një RuPaul Charles:

“Mos e dreqos. Është gjë e bukur, e mahnitshme. Nuk e di çfarë të them tjetër, me të vërtetë”, deklaroi ai, duke shtuar “Leje më mirë sesa që e gjete”.

“No Time To Die” është dalja e parë e Craig si spiun legjendar kinepatografik që nga Specter, i vitit 2015.

Filmi duhej të dilte në kinema pranverën e kaluar, por si shumica e filmave të tjerë këtë vit, edhe ai është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit. 

Image

 

Ngjarja paraprake

Tre të vdekur dhe 34 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Default thumbnail
Ngjarja e ardhëshme

Qeveria solli vendim për hapje të kufijve për qytetarët e Kosovës, Serbisë dhe BeH-së pa test negativ PCR

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian