Kërkonte masazh në shtëpi, gruaja përdhunohet nga terapisti

Një masazhator ka përdhunuar një grua në shtëpinë e saj, e cila kishte porositur shërbimin në një faqe interneti në Londër.

Cosmin Tudorache ka sulmuar seksualisht gruan e cila e thirri në shtëpi për terapi.

Gjatë sesionit të 90 minutësh të masazhit Tudorache kishte prekur gruan në vende intime, para se të kryente aktin seksual kundër dëshirës së saj, u bë e ditur para jurisë.

Mirëpo, gjatë seancës gjyqësore Cosmin, 33 vjeç mohoi akuzat  duke thënë se ai nuk e kishte përdhunuar.

Duke dhënë dëshminë e saj prapa një ekrani plastik, viktima tha para jurisë se kur u sulmua nga Tudorache ngriu në vend dhe nisi të qante teksa përdhunohej.

Avokati i mbrojtjes i 33-vjeçarit  , Mark Gadsden,  tha se gruaja nuk i kishte kërkuar të ndalonte madje e kishte prekur të këmbë, çka tregon sipas tij se ajo dëshironte kontakt seksual me të. Mirëpo, viktima i mohoi këto akuza. .

“Ai vuri dorën në të brendshmet e mia para se unë të bëja asgjë. Unë doja që ai të më prekte si masazhator, kisha porosiotur një masazh për muskujt, jo që ai të më përdhunonte. Është e papranueshme që ai të më përdorte si diçka tjetër përveçse si një kliente masazhi”– tha ajo.

Ajo shtoi se nuk e dinte përse qëndroi e heshur kur Tudorache nisi ta prekte dhe të kryente veprime seksuale.

Avokati Gadsden sugjeroi: “Gjithçka që duhet të kishit bërë ishte të thoje ‘Ndalo!’”.

Ajo u përgjigj: “Nuk e di përse trupi im reagoi në atë mënyrë, nuk isha e aftë të hapja gojën për të thënë diçka. Vetëm kur ai më pyeti me pas, unë reagova”.

Ngjarja paraprake

Dita e largimit të Trump, dorëhiqet drejtoresha e CIA-s

Ngjarja e ardhëshme

4 gabimet që po ta thajnë më shumë lëkurën në dimër

të fundit nga