Morava e Epërme-Komuna e Vitisë ka pozicion dhe resuse natyrore shumë të pasura, qofshin ato nëntoksore, apo në sipërfaqe. Por, mjerishtë gjërë më tash nuk janë shfrytëzuar.
Fshatrat e Komunës së Vitisë gjithësej 43 plus Qendra Komunale-Vitia problem jetik e kanë ujin e pijës. Janë hargjuar miliona ero nëpër sejcin fshat dhe problemi nuk është zgjidhur i ujit të pijës. Lumi Morava e Binçës me shumë degë të saja çarkullon pa u shfrytëzuar fare. Shumë herë qytetarët e kanë diskutuar me pushtetarët, por fjala e tyre nuk është përfillur deri më tash.
Pozicioni gjeografik i lumit Morava është shumë i përshatshëm për akumulimin e ujit mbi fshatin Shushkë dhe aty do krijohet një liqe i mrekullueshëm dhe do bëhët një vend rekrativ, ku do formohen shumë biznise afër tij dhe do krijohen shumë vende pune, ku rinia jonë e mrekullueshsme do punësohet.
Liqeni i Moravës së Binçës do zgjidhte shumë nevoja të qytetarëve ( Ujin për pije për mbi 6000 banor, ujitja e tokës së Vitisë që është e klasit të parë, qendra rekrative, turizmi, vende pune etj ). Kostoja e këtij liqeni është e përballueshme dhe e zgjidhë njëherë e mirë problemet që po e mundonë popullatën në këtë pjesë të atdheut. Shpresomë që ky problem të merrë zgjidhje.
