Kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetit Bllako/ Reagon Tabaku: Duhet guxim edhe ndaj njerëzve me pushtet

Ditën e sotme janë ekzekutuar 9 urdhër arreste me urdhër SPAK pasi kanë lidhje me korrupsionin me inceneratorin e Fierit. Prokuroria e Posacme i ka kërkuar Kuvendit leje për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako.

Tabaku: Zhvillimi i sotëm është shpresëdhënës, është për tu përshëndetur por nuk është hap i mjaftueshëm.

Shqiptarët presin që SPAK të tregojë guxim dhe të reagojë edhe ndaj njerëzve me pushtet. Në njoftimin që sapo mora nga SPAK arrij të dalloj që janë çuar në hetim disa persona.

Ne gjykojmë që Elbasani, Fieri dhe Tirana duhet të trajtohen së bashku sepse asnjë individ nuk ka operuar vetëm, por kanë marrë vendime të përbashkëta. Sa i përket njoftimit të SPAK për kërkesën për arrestim të zotit Alqi Bllako. Kërkesa jonë për të trajtuar inceneratorët në një çështje është se individët i kanë marrë vendimet bashkë.

SPAK duhet të lëvizë dhe tek personat me imunitet politik dhe me imunitet në parlament. Sigurisht që është një zhvillim pozitiv dhe për tu përshëndetur, por askush nuk mund të deklarojë fitore përsa personat me përgjegjësi politike nuk ndodhen para drejtësisë. E kam bërë thirrje në mënyrë të përsëritur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kjo është e veçanta ndaj Kosovës, e pabesueshme për Granit Xhakën

Story i radhës

Zogaj do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Franca – Afrika e Jugut

Të fundit nga