Kërçovë/ Të deleguarit firmosën Kodeksin e Etkës, kandidatët për kryetarë, të zënë me punë

Pas nënshkrimit të Kodit të Etikes për zgjedhjet lokale të 17 tetorit fillimisht nga krerët e subjekteve politike dhe NDI-së, ku u zotuan se do tju përmbahen rregullave etike për fushatë korrekte, dhe zgjedhje të lira, dhe demokratike, procesi i nënshkrimit të Kodit Etik vazhdoi edhe në komunat veç e veç, ku të gjithë kandidatët për kryetarë komunash bashkerisht u zotuan për nje garë korrekte, dhe zgjedhje të lira dhe demokratike. Në Kërçovë, kjo traditë e nënshkrimeve së bashku nuk ka ndodhur.

Kandidatët për kryetarë të Kërçovës kanë refuzuar që personalisht të nënshkruhen dhe kanë dërguar përfqësues të tyre për ta firmosur kodin, edhe atë në një hapësirë të ndarë kohore veç e veŋ, në përjashtim të kandidatit nga partia Epoka e tretë Maqedonase, i cili personalisht e ka nënshkruar kodeksin.

“Kërkoj ndjesë aktivitetet e BDI-së janë shumë të gjëra dhe të zgjëruara, ai është sot në Shkup për aktivitiete të caktuara.”, tha Adem Karaga, përfaqësues i kandidatit të BDI-së – Kërçovë.

“Ne sot edhe pse nuk ishte prezent kandidati i pavarur, Fatmir Limani për arsyje teknike edhe sepse është në një udhëtim zyrar, ne si prëfaqësues nënshkruam kodin zgjedhor për zgjedhje korekte dhe demokaritke.”, tha Agim Sadiku, përfaqësues i kandidatit të pavarur, Fatmir Limani.

“Mendoj personalisht që do të ishte më mirë, të gjithë bashkarisht ta nënshkruanin.”, tha Llaze Jakimovski, përfaqësues i kandidatit të VMRO-DPMNE-së – Kërçovë.

Nga KSHZ disa ditë më herët thanë se për një process korrekt, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut duhet të ushtrohen pa kufizime arbitrare. Krahas zotimit për zgjedhje të drejta dhe demokratike gjatë procesit zgjedhorë nuk guxon të jetë pranishme gjuha e urrejtjes si dhe duhet të shmanget çdo lloj diskriminimi. Zgjedhjet locale do të mbahen me 17 tetor ndërkaq fushata zyrtarisht fillon më 27 shtator dhe do të zgjasë deri më 15 tetor.

Ngjarja paraprake

Formimi i komisionit anketues, Zaev: Nuk ikim nga transparenca

Ngjarja e ardhëshme

Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, s’e meritojnë të jenë emisarë të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian