Kërçovë, një profesor dhe një arsimtar të infektuar me Covid-19

Në gjimnazin” Drita” të Kërçovës një profesor ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Nga drejtoria e shkollës thanë se profesori nga dita e premte nuk ka qenë ne shkollë, megjithatë ata e kanë njoftuar MASH dhe presin që të ndërmerren hapat e ardhshëm.
Edhe ne shkollën qendrore ” Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në fshatin Sërbicë të Kërçovës një mësimdhënës ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Tv21 kontaktoi drejtorin e shkollës Xhelil Xhelilin i cili e konfirmoi rastin dhe tha se i kanë njoftuar organet kompetente për rastin në fjalë. Edhe pse siç tha ai, mësuesi prej disa ditësh nuk ka qenë në shkollë megjithatë ata kanë marr masat e duhura.

Ngjarja paraprake

Lajçak: Kosova të jetë gati për kompromis; formimi i Asociacionit, pas nënshkrimit të marrëveshjes

Ngjarja e ardhëshme

Kushëriri i Agim Bahtirit që parashikoi bashkimin e Mitrovicës dhe Luftën III Botërore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian