Alternativës i bashkëngjiten kuadro të reja në Kërçovë.
Kryetari i oartisë Zeairija Ibrahimi i cili po qëndron në Kërçovë, njoftoi se profesori Lulzim Sadiku i është bashkuar strukturave të Alternativës
“Gjatë qëndrimit të sotëm në Kërçovë, kisha kënaqësi që – bashkë me kryetarin e degës së Alternativës në Kërçovë, Fluturim Ibraimi – t’i dëshirojmë mirëseardhje në organizatën tonë një profesori dhe intelektuali që do ta dëshironte secila familje politike.
Mr. Lulzim Sadiku është historian në plotkuptimin e fjalës, por edhe një idealist në kuptim të përgjegjësisë publike. Biseda me të për temat e historisë dhe politikës është jo vetëm e këndshme për shkak të dakordimit, por edhe mbresëlënëse për shkak të konkluzionit se përgjegjësia e intelektualit shkon përtej detyrimit dhe përkushtimit profesional.
Nëse aktivistët e organizatës i vlerësojmë për shkak të bindjeve ideologjikë, prof. Lulzimi e ka gjetur adresën e saktë politike.
Dera jonë vazhdon të mbetet e hapur për të gjithë njerëzit vullnetmirë e idealistë” ka shkruar Ibrahimi në Facebook.
Burimi: alfax.mk