Kërcim sensual dhe… Dua Lipa në një romancë të re pas ndarjes nga modeli? Videot e yllit shqiptar me aktorin spanjoll bëhen virale

Pas ndarjes nga modeli, Anwar Hadid duket se një tjetër mashkull ka hyrë në jetën e këngëtares shqiptare, Dua Lipa. Ylli i popit është parë nën shoqërinë e aktorit dhe këngëtarit spanjoll, Aron Piper dhe menjëherë janë përhapur thashethemet për një romance mes tyre.

Mësohet se 25-vjeçari ka qenë në koncertin e këngëtares në WiZink Center dhe kishte akses në dhomën e zhveshjes së Dua Lipës.

Pas mbarimit të koncertit, këngëtarja dhe aktori janë larguar së bashku dhe kanë shkuar në një klub në Madrid, ku kanë kërcyer me njëri-tjetrin.

Në videot e publikuara, Dua dhe Aron duken shumë të afërt më njëri-tjetrin. Kërcimi i tyre dhe lëvizjet sensuale kanë lënë të nënkuptohet se ka diçka më shumë se miqësi.

Dua Lipa i dha fund lidhjes me modelin Anwar Hadid në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë ajo e shijoi në maksimum të qenurit beqare dhe tani duket se po i jep vetes një shans tjetër në dashuri me Aron Piper, megjithëse asnjëri prej tyre s’ka reaguar publikisht.

Aron Piper është një aktor me origjinë gjermano-spanjolle, i cili u bë i famshëm pas pjesëmarrjes së tij në serialin “Elite” të Netflix.

Në moshën 25-vjeçare, ai spikat gjithashtu edhe si model e këngëtar ndërsa ka më shumë se 13.8 milionë ndjekës në Instagram.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dodik të martën takohet me Lavrovin, dhjetë ditë më vonë me Putinin

Story i radhës

Mane: E duan 60 për qind e senegalezeve?

Të fundit nga