Kërcënoi punonjësin e bastores, kërkohet paraburgim për kumanovarin që dyshohet për grabitje

Prokuroria kërkon paraburgim për një person nga Kumanova, i cili dyshohet se para dy dite ka kryer grabitje në një bastore. Nga Prokuroria bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një 38-vjeçar i cili më parë ka qenë i dënuar për vepra të ngjashme.

Marketing

“Më 21 dhjetor, në një lokal bastesh në rrugën “Tode Mendolk” në Kumanovë, i dyshuari ka hyrë me shkop druri dhe e ka kërcënuar punonjësin se do ta vriste nëse nuk i jep 1000 euro. I dëmtuari, i frikësuar për jetën, së bashku me të dyshuarin ka shkuar pas banakut, ka hapur arkën dhe i ka dorëzuar të gjithë qarkullimin prej 7.000 denarëve. I dyshuari me të holla është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes”, thonë mes tjerash nga Prokuroria.

Story i mëparshëm

Mjegull në rrugët Tetovë-Grupçin, Kumanovë – Shkup dhe Katllanovë – Veles

Story i radhës

Kur do ta njohë Greqia minoritetin çam?

Të fundit nga