kercenohen me vrasje fatos hetemi dhe irfan maliqi nga plus tv ne viti 654fa881bb0d4

Kërcënohen me vrasje Fatos Hetemi dhe Irfan Maliqi nga Plus TV në Viti

November 11, 2023
1 minut lexim

Janë kërcënuar me vrasje gazetarët e medias lokale nga Vitia, Plus TV, Fatos Hetemi dhe Irfan Maliqi.

Redaksia e Plus TV, e ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se mesazhet kërcënuese me vrasje i kanë pranuar nga një llogari në rrjetin social Facebook, pas shkrimeve të fundit të kësaj medie lidhur me dy xhamitë në Komunën e Vitisë.  

Mesazhet kërcënuese me vrasje janë në drejtim drejtorit Fatos Hetemi dhe gazetarit Irfan Maliqi nga PlusTV…Këto kërcënime ndërlidhen me serinë e raportimeve të televizionit Plus lidhur me problemet e shqetësimet që kanë të bëjnë me xhamitë në Skifteraj dhe Ramnishtë, në këtë komunë, pasi Bashkësia Islame e Vitisë, në kuadër të BIK-ut, thotë se dy xhamitë, njëra në fshatin Skifteraj dhe tjetra në Ramnishtë, janë jashtë kontrollit dhe menaxhimit të BIK-ut dhe se frekuentohen nga njerëz të dyshimtë.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e redaksisë.

Plus TV ka njoftuar se për kërcënimet i kanë njoftuar Policinë e Kosovës në Rajonin e Gjilanit. AGK-ja, e vlerëson shumë serioz dhe të rrezikshëm kërcënimin dhe e dënon në termat më të fortë.  

MARKETING

RENT A CAR

ska arsye frike per terrorizem rama sjemi te hapur per marreveshje me vende te tjera 100 pergjegjesi e pales italiane 654fa6a3c00a5
Story i mëparshëm

“S’ka arsye frike për terrorizëm!”, Rama: S’jemi të hapur për marrëveshje me vende të tjera! 100% përgjegjësi e palës italiane

ana kabashi feston ditelindjen realizon fotosesion dhe i ben nje dedikim te vecante vetes 654fa8868a7c2
Story i radhës

Ana Kabashi feston ditëlindjen – realizon fotosesion dhe i bën një dedikim të veçantë vetes

Të fundit nga

ShkoLartë