Kërcënimi i sulmeve me bomba, formë ndryshe e luftës agresive

Lufta speciale me anë të propagandës, nxitjës së grupeve revolutese dhe lufta asimetrike me sulme të ndryshëme, nuk është gjë e re. Bota prej kohësh njeh akte të tilla dhune, sidomos në vendet me destabilitet politik, apo që kufizohen me shtete që mbajnë armiqësi. Këto metoda zakonisht prakikojnë vendet të cilat qoftë për nga pafuqia ushtarake, qoftë nga frika e ndëshkimit ndërkombëtar menjanojnë agresionin e hapur ndaj një vendi tjetër. Marrim shembull, Serbia nuk i fsheh fare aspiratat për aneksim apo hegjemonizëm ndaj vendeve për rreth, por se duke u gjendur në mes të Ballkanit të integruar dhe demokratik, dhe nga e kaluara jo e largët e saj e mbushur me faj mbi krimet e luftës, në vend të luftës së hapur apo agresionit, zgjedh taktikat e sipërmendura ndaj vendeve tjera, me theks të veçant ndaj Kosovës.

Andaj, sa do që kur flasim për sulme terroriste, që zakonisht kryhen me bomba, neve na shkon mendja për sulme me motive fetare, fatmirësisht përkundër diskutimit të vazhdushëm për terrorizëm, vendi ynë asnjëherë nuk ka regjistruar dhe me gjasë nuk do të regjistroj akte të tilla. Prandaj, këto mund të jenë sulme me motive të ndryshëme, si konflikt jo vetëm mes religjioneve, por konflikt vlerash e interesash, që zakonisht këto të fundit vijnë në shprehje shtet me shtet.

Kështu që, në pamundësi të një lufte të hapur frontale, me sulm direkt Serbia ndaj vendit tonë, ngase këtë mundësi siq edhe shihet ja frenon disfata e Rusisë në Ukrainë, e që ka llogarit gjithëherë në suportin rus, atëherë do bëj përpjekje të vazhdushëme që me anë të luftës speciale apo hibride që të prodhoj destabilitet apo situata të rrezikshëme në vendin tonë.

Kjo në njërën anë duke nxitur dhe rekrutuar qytetarë nga minoriteti serb apo edhe duke eksportuar grupe të organizuara nga Serbia për organizimin e sulmeve ndaj institucioneve apo caqeve të ndryshëme në Republikën e Kosovës, pra duke ndërruar strategjinë apo metodat: nga terrori në terrorizëm, por qëllimin e njëjtë.

Duke qenë se Serbia nuk kursen as metoda as mjete për qëllimet që i ka të parapërcaktuara dhe të padrejta, mund të shkoj deri tek ndonjë organizim slumi edhe ndaj vetë vendbanimeve serbe, kjo për të ia mvesh institucioneve tona pastaj, njëherit për t’i revoltuar serbët në përgjithësi.

Por edhe pse fatmirësisht alarmet me kërcënim për sulme me bomba po rezultojnë të rrejshëme, dhe që zakonisht bëhen për të ndjell frikë dhe pasiguri, elemente tipike terroriste, megjithatë, çdo alarm, në çdo kohë dhe vend duhet konsideruar si i vërtetë, por që përgjigja ndaj tyre të bëhet qetësisht dhe pa shkaktuar panik në popullësi.

Ndryshe, vigjilenca e institucioneve të sigurisë duhet të jetë në shkallë të lartë gadishmerie, duke qenë prokative, pra në identifikimin me kohë me qëllim parandalimi të çdo sulmi të mundshëm, jo vetem në reagim kur ndodhin akte të tilla.

Rëndësi në mbajtje nënvezhgim të perhershem duhet të jenë vendet me frekuentim të madh, si: sheshet, vendstacionet e autobuseve, sallat apo staduimet sportive, por edhe institucionet fetare e ato publike, etj, sepse sulmet terroriste me bomba kanë për qëllim sa më shumë viktima. Njëherit është me rëndësi të kuptohet, se jo çdo vend i paralajmruar për sulm mund të jetë vendi realisht i sulmit, ngase ndodh që për tërhjekje vëmendja nga vendi real ku do të ndodh sulmi dhe për të shpërqëndruar e hutuar organet e reagimit, alarmohet vend apo destinacion tjetër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

OECD: Lufta në Ukrainë ka errësuar perspektivën për ekonominë globale

Story i radhës

Laptopët e rinj LG Gram sjellin procesorët Intel të gjeneratës së 12-të

Të fundit nga