keqperdoren pensionet perfundojne ne pranga drejtoresha dhe djali i saj ne decan 678e059dd0e51

Keqpërdoren pensionet, përfundojnë në pranga drejtoresha dhe djali i saj në Deçan

January 20, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës gjatë fundjavës, ka arrestuar drejtoreshën e Qendrës për Mbrojtjen e Shëndetit Mendor në komunën e Deçanit, së bashku me djalin e saj, për dyshime të rënda mbi keqpërdorimin e të dhënave dhe pensioneve të pacientëve me probleme mendore.

Sipas njoftimit të policisë, dy të arrestuarit dyshohen se kanë keqpërdorur kartelat mjekësore të pacientëve për të përvetësuar pensionet e tyre.

Prokuroria Themelore e Pejës ka konfirmuar se rasti është duke u hetuar dhe janë marrë masat e nevojshme, përfshirë arrestimin e të dyshuarve dhe konfiskimin e provave.

Prokuroria ka njoftuar po ashtu se do të kërkojë pezullimin e drejtoreshës nga detyra, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rastin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

unicef femijet e gazes do te kene nevoje per me shume se ndihmat qe dergohen me kamione 678e04ea18456
Story i mëparshëm

UNICEF: Fëmijët e Gazës do të kenë nevojë për më shumë se ndihmat që dërgohen me kamionë

cdo mashkull trishtohet kur humbet gruan qe e ka pritur shume gjate shkruar nga nje burre 678e06ca8bbe6
Story i radhës

Çdo mashkull trishtohet, kur humbet gruan që e ka pritur shumë gjatë (shkruar nga një burrë)

Të fundit nga

ShkoLartë