Këngëtarja e njohur i thotë “Po” propozimit me unazë diamanti!

Këngëtarja e njohur Gwen Stefani dhe partneri i saj, këngëtari Blake Shelton janë fejuar, pas pesë vitesh së bashku.

51-vjeçarja e ndau vetë në Instagram këtë lajm të bukur, duke treguar se kishte marrë një propozim me unazë diamanti.

“Po, të lutem”- shkroi Stefani krahas fotos ku tregonte unazën dhe i dhuronte një puthje në buzë partnerit të saj.

Çifti u njoh në “The Voice” në vitin 2015, ku nisën një miqësi të mirë e cila përfundoi në dashuri.

Gwen dhe Blake e kaluan karantinën së bashku me 3 fëmijët e këngëtares në Oklahama, ndërsa tashmë janë zhvendosur në shtëpinë e tyre të re prej 13 milion dollarësh në Los Angeles.

Ngjarja paraprake

Shqipëria cakton miqësore “vëllazërore” me Kosovën

Ngjarja e ardhëshme

Greqia thyen rekordin e rasteve të reja dhe viktimave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian